Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe në rigjykim Bajroviqi dënohet me 12 vjet burgim për krimet e luftës në Saradran

e

Ekrem Bajroviqi edhe në rigjykim është shpallur fajtor dhe u dënua me 12 vjet burgim për krime lufte ndaj popullatës civile në Saradran të Istogut. 

Aktakuza e ngarkon Bajroviqin se si polic në Stacionin Policor në Gurrakoc - Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim edhe me të tjerë, më 8 maj të 1999-s e ka ndalur në Saradran të Istogut një kolonë me civilë shqiptarë që po iknin për në Shqipëri, duke i marrë nga aty 16 burra dhe duke i dërguar ata te një shtëpi, ku i kanë rrahur me mjete të forta dhe u kanë thënë: “Ku e keni NATO-n, ku e keni UÇK-në”. Më pas së bashku edhe me forcat paramilitare i dërguan një nga një në shtëpinë e Z.S dhe i pushkatuan të 16 civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe të mbijetuarin N.E, të cilin e kishin goditur me një predhë të një mitralozi në pjesën e fytyrës dhe e kishin gjuajtur si të vdekur në grumbullin e kufomave tjera. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu me 7 maj 1999 në fshatin Staradran, ka marrë pjesë në arrestimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve shqiptarë, ashtu që fillimisht meshkujt i ndajnë nga kolona tjetër e civilëve, u marrin të gjitha paratë dhe sendet e tjera me vlerë, e pastaj që të gjithë i dërgojnë në Gurrakoc në lokalin e Sh.S ku i kishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë ç‘njerëzore, ndërsa me 8 maj 1999 i kishin transferuar në stacionin policor në Gurrakoc, ku kolonës i printe i akuzuari Ekrem Bajroviqi.
 

I mbijetuari i masakrës së Saradranit: Që 27 vjet s’i bëj 5 minuta gjumë për shkak të dhimbjeve

44 min. më parë / 3 kor 2026 11:25
deshmitari

Foto: EO

Dëshmitarët e masakrës së Saradranit në Istog nuk janë të kënaqur me dënimin me 12 vjet burgim të Ekrem Bajroviqit – ish-pjesëtar i ushtrisë serbe, pjesëmarrës në pushkatimin e 15 shqiptarëve më 1999. 

I mbijetuari i vetëm i asaj masakre, Naim Elshani, ka folur pasi edhe në rigjykim Bajroviqi të premten u shpall fajtor dhe u dënua me 12 vjet burgim. Elshani ka thënë se nuk pajtohet me vendimin, ndërsa foli për dhimbjen që vuan prej 27 vjetësh. 

Elshani është ankuar edhe për mungesë të mbështetjes institucionale për dëshmitarët e krimeve serbe në Kosovë.

“Ende sot plagët më kullojnë gjak. Unë nuk pajtohem me këtë vendim. Po, besoni që mua këta më kanë pushkatuar serbët dy herë. Sot jam duke u pushkatuar edhe nga, ndoshta edhe nga shqiptarët, nga gjykatat. Unë nuk kam sigurim, nuk kam mbrojtje, çdo ditë kërcënohem nga njerëzit që nuk ia duan të mirën Kosovës. Jeta ime ka qenë në rrezik disa herë. Kam kërkuar mbrojtje nga prokurori, nuk mu ka ofruar mbrojtje. Unë edhe me shpenzimet e mia, me qindra herë kam ardhur që pesë vjet. Kam kërkuar për transport për dëshmitarë. Nuk vijnë dëshmitarët që janë maltretuar gjatë viteve ’90 deri në vitin 1999. Unë këtu nuk pajtohem unë me këtë vendim. 12 vjet burgim është shumë pak. 12 vjet burgim një kriminel lufte me i marrë, kjo është çmenduri. Nuk ka drejtësi, unë nuk shoh drejtësi. Nuk e di ku është drejtësia. Unë sot i vuaj pasojat. Unë nuk e di që 27 vjet që mundem me i bë 5 minuta gjumë për shkak të dhimbjeve që i kam”, ka thënë Elshani. 

E dëshmitari Ylber Lipa po ashtu shprehu pakënaqësi për dënimin dhe mospërkrahjen nga shteti për dëshmitarët. 

“E keqja e gjithë kësaj është mospërkrahja e dëshmitarëve nga shteti, mosinteresimi i dëshmitarëve që të vijnë pa marrë parasysh rrethanat me të cilat ne jemi përballur, jo vetëm me shpenzime, por me të gjitha pasojat. Në rastin konkret të Naimit si dëshmitar kryesor, ai përballet me probleme shëndetësore, me pasoja dhe trauma psikologjike, si dhe me të gjitha të tjerat. Shpresojmë që drejtësia, sado me vonesë, do të bjerë në vend”, theksoi ai.