Katër kallashnikovë i ka gjetur Policia në një porosi që ishte dërguar përmes një agjensioni turistik në Podujevë më 25 qershor.
E më 2 korrik dy persona janë shoqëruar në stacion policor, një prej të cilëve më pas është dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë bastisjes së një shtëpie janë gjetur pjesë të kallashnikovit.
“Me datën 25.06.2026 pas pranimit të informatave janë ndërmarrë veprime hetimore, ku më pas është kontrolluar një porosi e dërguar përmes një agjencioni turistik në të cilën janë gjetur dhe sekuestruar; 4 AK-47, 9 karikatorë, 262 fishekë dhe dy dritare plastike. Me datën 02.07.2026 pas veprimeve policore janë shoqëruar dy persona meshkuj kosovarë, për intervistim dhe procedura të mëtejme policore. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit kompetent është bastisur një shtëpi në të cilën janë gjetur dhe sekuestruar tri pjesë të AK-47 dhe kondak pushke prej druri”, thuhet në raportin e PK-së.