Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës

masakra ne tregun e mitrovices

Sot janë bërë 27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës ku u vranë 7 civilë dhe u plagosën 128 të tjerë.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se masakra e tregut të gjelbër në Mitrovicë është dëshmi e krimeve mizore nga regjimi gjenocidal serb. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në këtë ditë përkujtojmë viktimat e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, ku më 13 mars 1999, nga granatat e forcave të regjimit gjenocidal serb, u vranë mizorisht 7 civilë të pafajshëm, nga mosha vetëm 5 deri në 65 vjeç. Në këtë akt makabër u plagosën 128 qytetarë të tjerë: fëmijë, gra, pleq e të rinj, të cilët u  përballën me barbarinë e një regjimi kriminal”, citohet Osmani në njoftimin e Presidencës. 

Atëkohë forcat serbe sulmuan me minahedhës tregun kur ishte përplot me njerëz.