Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

37 vjet nga greva e minatorëve, Osmani: Ata u shndërruan në simbol të guximit

minator

37 vjet më parë rreth 1300 minatorë u ngujuan në minierën e Stantërgut kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Serbisë.   

Të premten e 20 shkurtit 2026 presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sakrifica e minatorëve u kthye në kushtrim lirie dhe dëshmoi se rruga drejt lirisë hapet nga guximi i atyre që nuk dorëzohen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Osmani ka shtuar se sakrifica e minatorëve atëkohë dridhi themelet e regjimit serb që promovonte diferencim e pabarazi.

“Sot kujtojmë grevën historike të urisë të minatorëve të Trepçës, të nisur më 20 shkurt 1989 nga rreth 1,350 minatorë, të cilët u ngritën kundër politikave shtypëse të regjimit hegjemonist serb. Të barrikaduar në thellësitë e minierës së Stan Tërgut për tetë ditë radhazi, ata u shndërruan në simbol të guximit dhe dinjitetit. Me rezistencën e tyre, minatorët krijuan solidaritet e unitet popullor në mbarë Kosovën”, ka thënë ajo. 

Më 1989, minatorët e ngujuar në horizontet 850 metra thellë në tokë patën siguruar mbështetje të gjerë në Kosovë. Me ta u patën solidarizuar sindikata ndërkombëtare e edhe ato të disa prej republikave të ish-Jugosllavisë, ndërsa në Beograd ishte protestuar kundër grevës.

Pas gjashtë ditësh grevë, 180 minatorë kanë përfunduar në spital. Ndërkaq, pjesa dërmuese e grevistëve kanë lëshuar zgafellet, e rreth 50 të fundit që mbetën në Stantërg janë nxjerrë me forcë dhe janë arrestuar nga njësi të specializuara të Policisë së Serbisë.

Një vit pas grevës do të niste përjashtimi i të gjithë shqiptarëve nga puna bashkë me përjashtimin e nxënësve e studentëve nga shkollat e universitetet. Pushteti i Sllobodan Millosheviqit gjatë viteve ’90 nëpërmjet represionit serb mbi shqiptarët shkoi deri në nivelin sa më 1998-1999 shpërtheu edhe lufta. E në historinë e Kosovës, greva e minatorëve mbetet një akt unik.