Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka arritur të bëhet si grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës, pasi deputetja boshnjake Duda Balje i është bashkuar kësaj partie duke u bërë kështu gjashtë deputetë sa edhe nevojiten.
Lajmin për KOHËN, e ka konfirmuar deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.
“Po është bashkuar”, u përgjigj shkurt deputetja Kadriaj në pyetjen nëse deputetja Balje i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5 ulëse në Kuvendin e Kosovës nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Si koalicion me NISMA-n Socialdemokrate i morën 7.06% të votave apo 8 ulëse, por tri nga to i takojnë NISMA-s. AAK dhe NISMA i ndanë rrugët pas zgjedhjeve.
Duda Balje me SDU-në ka marrë një mandat apo 0.32% të votave.