Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për deputetë të cilëve nuk i’u është lejuar kandidimi për shkak të problemeve me ligjin. Këtë e ka konfirmuar për KOHËN zyrtari për media i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.
“Po janë ndryshuar tre emra, por ende nuk i kam cilët janë ata”, ka thënë shkurt ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPaneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, sot duhet të vendosë për ankesat e partive politike për mos certifikimin e listave me kandidatë për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
KQZ-ja nuk ka certifikuar listat zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për shkak të kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.