Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se deputetët e partisë së tij s’do të marrin pjesë në seancën e ftuar nga ora 17:00 për të diskutuar lidhur me zgjedhjen e presidentit.
“Kosova i kishte tre muaj me diskutu seriozisht zgjedhjen e presidentit, që nga themelimi i qeverisë. E kemi thënë nga dita e parë, diskutimet për zgjedhjen e presidentit kanë qenë spektakël politik, performancë publike, me qëllim të vetëm me ardhur në këtë situatë...AAK-ja s’ka qenë e ftuar për diskutime. S’kemi marrë pjesë, e rrjedhimisht s’marrim pjesë në një diskutim që prapë është një performancë publike. Kësaj radhe po shihet është performancë publike, diskutim me fol vet me veti. Kurti në vend se të flasë në organe të partisë, do që platformën e Kuvendit ta kthejë në diskutim të brendshëm”, ka thënë Tahiri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se është vazhdim i “spektaklit publik, që fatkeqësisht po e çon vendin në zgjedhje”.