Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e pranon rolin e saj në opozitë, por se nuk dorëzohet.
Ai ka shtuar se partia po ashtu është e gatshme për bashkëpunim institucional në Kuvend për tema më madhore.
“Uroj që kjo detyrë të ushtrohet me pjekuri, durim dhe vetëdije për rolin që ka Kuvendi në jetën demokratike të Kosovës. LDK shpreh gatishmërinë për bashkëpunim institucional në Parlament për tema që tejkalojnë aritmetikën parlamentare sepse besojmë se stabiliteti i shtetit ndërtohet me maturi, respekt për opozitën dhe vetëdije se demokracia nuk është vetëm çështje numrash por çështje e kulturës politike”, ka thënë ai para deputetëve.