Aleanca Kosova e Re (AKR) ka njoftuar se i është hequr masa e pezullimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke i hapur rrugë rikthimit në aktivitet politik.
Vendimi për pezullim ishte marrë më 12 mars nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, ndërsa siç njofton partia është shfuqizuar pasi AKR-ja ka përmbushur të gjitha obligimet ligjore të përcaktuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartia bën të ditur se ka respektuar afatin ligjor prej 45 ditësh, gjatë të cilit ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor dhe ka përmbushur kërkesat procedurale të kërkuara nga autoritetet përkatëse.
Në reagimin e saj, AKR-ja e cilëson këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit institucional dhe politik, duke theksuar përkushtimin për funksionim transparent, respektim të ligjit dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve të Kosovës.
Sipas njoftimit, strukturat e reja të dala nga Kuvendi Zgjedhor do të angazhohen në fuqizimin e partisë, rritjen e besimit qytetar dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme politike.
Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur para dy jave, Emir Abrashi është zgjedhur kryetar i partisë.
AKR-ja u formua nga Behgjet Pacolli.