Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot, ka përgëzuar organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe mbarëvajtjen e tyre.
Megjithatë, Guerot ka deklaruar se ajo çka tani i duhet Kosovës janë institucione që funksionojnë mirë. Një gjë e tillë, Guerot ka thënë se i duhet edhe atyre për ta mbështetur Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo që na nevojitet neve si një vend mik dhe partner i Kosovës janë institucione që funksionojnë mirë: një Kuvend, një president, një Qeveri, në mënyrë që të mund të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në zhvillimin e saj, që të mund të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Kosovën për të nxitur zhvillimin social dhe zhvillimin ekonomik. Ka shumë për t’u bërë, ka shumë mbështetje në mjete financiare për t’u marrë nga BE-ja, por edhe nga Franca, por për këtë na nevojiten institucionet në vend”, ka deklaruar Guerot për Kosovapress.
Ai është shprehur siç tha – besimplotë që këtë herë partitë politike do të kenë sukses në bisedimet për ta formuar Kuvendin, të votohet një president dhe qeveri.
Ai nuk ka komentuar rezultatet e arritura nga subjektet politike derisa votat po numërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por, ka deklaruar se për pjesëmarrjen e ulët në votime, u mbetet partive që të nxjerrin konkluzionet e tyre.
“Fillimisht do të dëshiroja të përgëzoja institucionet e Kosovës, sepse zgjedhjet u organizuan në një mënyrë shumë të mirë si dhe u mbajtën në një mënyrë të lirë dhe transparente. Kështu që kjo është vërtet e rëndësishme. Një mekanizëm elektoral që funksionon mirë është baza e demokracisë. Prandaj, lum si ti Kosovë për këtë”, është shprehur Guerot.
I pyetur për rolin që mund të luajë Franca në mbështetjen e institucioneve demokratike të Kosovës pas zgjedhjeve, ambasadori francez se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë mbështetjen në fusha të ndryshme.
“Demokracia është e rritur brenda vendit (e vetëndërtuar) në këtë shtet dhe kjo është shumë mirë dhe ne jemi të lumtur ta shohim këtë, të shohim se investimi që bëmë, investimi politik dhe ushtarak që bëmë në këtë vend, dha rezultate. Ajo që jemi tani të gatshëm të bëjmë dhe më se të vullnetshëm për të bërë, është të mbështesim zhvillimin, zhvillimin ekonomik të Kosovës”, deklaroi Guerot.
Zgjedhjet e 7 qershorit ishin të tretat parlamentare që mbahen në Kosovë brenda 16 muajve. Procesi zgjedhor u vlerësua pozitivisht nga institucionet përgjegjëse dhe organizatat monitoruese.
Pjesëmarrja e qytetarëve ishte më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Kjo u vlerësua si injorim i procesit zgjedhor nga qytetarët, në shenjë proteste për zgjedhjet e shpeshta. /KP