Fillim të punimeve në rrugë të Rahovecit e Skenderajt, inaugurim të projekteve në Gjakovë e Fushë Kosovë.
Këto janë disa nga shumë ngjarjet në të cilat ministri në dorëheqje i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka marrë pjesë që nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kohën kur ende nuk janë shpallur zgjedhjet e parakohshme, Lekaj, i rrethuar me njerëz të partisë së tij, ka shpeshtuar paraqitjet publike për të folur rreth investimeve në rajone të ndryshme të vendit.
Kjo formë veprimi e ministrave në dorëheqje po vlerësohet si e pamoralshme dhe fushatë nga njohësit e çështjeve politike.
Artan Muhaxhiri, analist politik, thekson se politikanët e dorëhequr nuk do të duhej të thirreshin në kompetencat e posteve të tyre.
Në anën tjetër, zyrtarë të ministrisë së Infrastrukturës mohojnë se me këto paraqitje po bëjnë fushatë.
Vizitat nëpër institucione i ka intensifikuar së fundmi edhe ministri në dorëheqje i Shëndetësisë nga PDK-ja, Uran Ismaili.
Të premten, Ismaili mblodhi punonjësit shëndetësorë për t’ua përsëritur lajmin se në fund të vitit, mjekëve do t’u rriten pagat.