Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Analizat e nxjerrin të sigurt ujin e pishinës së Gërmisë, Krasniqi: Politika të lihet anash

Pishina e Germise Uji

Foto - ilustrim: KOHA

Kryeshefi i “Sport Marketingut” Bardh Krasniqi, ka thënë se analizat e ujit të pishinës së Gërmisë kanë vërtetuar  se uji është i pastër.

Në një intervistë për emisionin “tre8tre” ka thënë se që nga hapja e pishinës, përmes biologut në ndërmarrje, i kanë përcjell analizat e ujit dhe kanë qenë në dijeni që gjithçka është në rregull.

Ka shtuar se cilësinë e ujit e kontrollojnë edhe me Institutin e Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Ndihem krenar dhe i ftoj qytetarët me u rikthy te pishina e Gërmisë. Kemi qenë të lumtur që për herë të parë kemi parë shumë qytetarë që janë rikthyer në këtë pishinë. Sezona ka  nisur me numër rekord. Politika duhet lënë anash, sepse këto e dëmtojnë imazhin e komunës”, ka thënë ai.

Reagimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Redenica e ka quajtur të motivuar politikisht.

“Pishina ka shpenzime të mëdha financiare. Cikli i dëmeve nuk është vetëm te imazhi, por dëmet që i ka shkaktuar në të hyrat financiare janë tepër të mëdha”, ka thënë ai. “Ne kemi ofruar hyrje pa pagesë për nxënësit, për të cilët kemi bërë një marrëveshje me drejtorinë e Sportit dhe Arsimit, i kemi liru nga pagesa pensionerët, zjarr[fikësit, shoqatat e dala nga lufta të Prishtinës, kështu që qëllimi jonë është të ofrojmë një vend ku munden me kalu kohën”.

Edhe Flet asamblisti që alarmoi për gjendjen e ujit në Pishinën e Gërmisë Arbëri 6 d. më parë Flet asamblisti që alarmoi për gjendjen e ujit në Pishinën e Gërmisë

Ka shtuar se çmimet nuk kanë ndryshuar prej sezoneve të kaluara.

Ndërkaq për aktivitetin “Akull n’verë” i cili do të mbahet në sheshet e Prishtinës, ka thënë se fillon me 21 korrik.

VIDEO: