Derisa ka folur për vizitën e kryetarit të komitetit për punë të jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Keith Self dhe anëtarin e nënkomitetit për Ushtri dhe Punë të Jashtme në këtë institucion, Suhas Subramanyam në Kosovë dhe rajon, Andoni ka thënë se beson që Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen e SHBA-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më shumë sesa vizita e dy ligjvënësve amerikanë, unë do shikoj hapat që kanë çuar deri këtu, po të shikoni me kujdes, shteti amerikan, ndryshe nga hapësirat e tjera, kur vjen puna për hapësirën tonë, akoma nuk është shprehur për qëndrimin e tij për pjesën ushtarake të tij. Dhe po ta shikoni me kujdes Kosova ka mbështetjen kryesore, dhe besoj se do të vazhdojë të ketë mbështetjen kryesore të shtetit amerikan dhe ky është një fat shumë i madh, madje në mendimin tim Kosova ka mbështetje shumë më të madhe sesa Shqipëria nga shteti amerikan”, ka deklaruar Andoni në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.
Ai ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë momentumin, pasi sipas tij, “dashuria e Amerikës s’do të jetë e përjetshme”.
“Autoritete e Kosovës duhet të shikojnë me kujdes sepse kjo lloj dashurie, kjo lloj empatie nuk do të jetë e përjetshme. Duhet të shfrytëzojnë këtë momentum të madh, duhet të shfrytëzojnë edhe integrimin e Shqipërisë, dhe duhet të fillojë puna e madhe e diplomacisë së Shqipërisë, Kosovës por edhe të autoriteteve amerikane që nuk janë pjesë e saj që Kosova të paktën të futet në Këshillin e Evropës, sepse është institucion nga i cili Kosova do të përfitojë shumë. Dhe në këtë sens kur futesh në Këshillin e Evropës, ardhja e ligjvënësve të tillë, si Slef dhe kolegu i tij do të diskutohet në nivele krejt të tjera, jo thjesht për asistencë, por për mendim, për mendimin e Kosovës”, ka deklaruar Andoni.