Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Andoni: LDK-ja po i bën lëvizjet e fundit për të qëndruar në skenën politike, Kurti e ka kuptuar këtë

Analisti politik Ben Andoni ka vlerësuar se sinjalet e fundit nga takimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës tregojnë se të dyja partitë kanë interes për të gjetur një rrugë bashkëpunimi.

Sipas Andonit, LDK-ja po përpiqet të bëjë lëvizjet e fundit për të ruajtur pozitën e saj në skenën politike, ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka kuptuar këtë situatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pak a shumë prisja sinjale të mira nga LDK-ja. E para për shkak të tkurrjes që ka bërë dhe për këtë rrudhje të madhe që ka si parti, i duhet të bëjë lëvizjet e fundit që të qëndrojë në skenën politike. Kurti e ka kuptuar këtë dhe jo më kot sinjalet më të mira i kemi nga takimi me LDK-në”, ka thënë ai.

Andoni u shpreh se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po luan mençur pasi nuk i ka mbetur rrugë tjetër. 

Sipas tij, deklaratat e Kurtit dhe Abdixhikut, pas takimit të sotëm kanë qenë të kujdesshme dhe nuk kanë zbuluar përmbajtjen e diskutimeve, porse “brenda në takim janë diskutuar të gjitha çështjet në mënyrë konkrete. 

Sipas tij, në rrethanat aktuale, parimi më i rëndësishëm është që Kosova të krijojë institucione të forta.

“Kemi shenja të mira nga Kosova. Të dyja palët janë të interesuara për njëra-tjetrën”, përfundoi Andoni.

Ndërkohë sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Andoni u shpreh se ajo e ka të domosdoshme të jetë në opozitë derisa të përfundojë procesi në Hagë.