Arbëri

Osmani i përgjigjet Vuçiqit për dronët: Po mendon se mund ta kërcënojë Turqinë

Vjosa Osmani dhe Erdogan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili e akuzoi Turqinë se nuk dëshiron stabilitetet në Ballkanin Perëndimor, pasi të mërkurën në Kosovë arritën mijëra dronë kamikazë, bazuar në një marrëveshje me kompaninë turke "Baykar"
.

Osmani ka thënë se Vuçiqi po e sulmon pa turp presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe Turqinë dhe se një gjë të tillë po e bën pikërisht në ditën që presidenti Donald Trump e vlerësoi Ankaranë dhe Erdoganin për lidershipin e tyre të shquar në promovimin e paqes dhe sigurisë globale.

“Jam krenar që kam punuar ngushtë me presidentin Erdogan, një njeri të fjalës së tij, i cili gjithmonë ka treguar kujdes të thellë dhe të sinqertë për të gjithë njerëzit e rajonit tonë dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe mbrojtjes. Ndërkohë, Vuçiq duket se beson se mund të kërcënojë një vend të madh të NATO-s si Turqia në të njëjtën mënyrë siç kërcënon vendet fqinje. Në vend që të bashkëpunojë ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s, ai nxit bashkëpunimin mbrojtës me Rusinë, Kinën dhe Iranin”, ka shkruar Osmani.

Osmani në gjuhën turke, ka falënderuar Erdogan dhe popullin e Turqisë që po ndihmon në ruajtjen e paqes duke qëndruar përherë me popullin e Kosovës.

“Le të zgjasë përgjithmonë lidhja jonë e fortë Kosovë-Turqi”, ka përfunduar Osmani.