Arbëri

Autobusëve u ndalohet kthimi në Podujevë nga Xhamia e Llapit

Autobus Podujeve - Prishtine

Foto: Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion të hënën paradite, duke u ndaluar autobusëve që të kthehen në Podujevë nga Xhamia e Llapit në Prishtinë, raporton “Ekonomia Online”.

Një ditë më parë, Komuna e Prishtinës doli me deklaratë zyrtare se disa operatorë nga Podujeva po anashkalojnë Stacionin e Autobusëve të Prishtinës dhe po ndalojnë në Xhaminë e Llapit duke bërë shkelje të qartë të rregullave komunale dhe marrëveshjes së ndërsjellë që të gjithë autobusët ndërurban, pa përjashtim, të ndalojnë në Stacionin zyrtar të Autobusëve në Prishtinë për marrjen dhe lëshimin e udhëtarëve.