Është ndaluar importi i mbi 21 mijë kilogramëve koncentrat për pije nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të enjten.
Ky vendim është marrë për shkak se pas kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimit fizik të mallit nga Inspektorati Fitosanitar, është konstatuar se koncentrati për pije i eksportuar nga Holanda, kishte afat të skaduar dhe, si pasojë, është ndaluar hyrja e tij në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është refuzuar importi i një sasie prej 21,280 kg koncentrat pije (lëng portokalli – 65 përzierje aseptike konvencionale), i cili ishte eksportuar nga kompania ProdalimBV, me seli në Vierhavensstraat 30, 3029 BE, Rotterdam, Holandë, dhe importuar në Kosovë nga Laberion SH.P.K., 32 Llapi Street, Podujevë... Ky vendim është marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore, i cili përcakton se produktet me afat të skaduar paraqesin rrezikshmëri të lartë për konsumatorët, dhe si të tillë, ato nuk lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se do të vazhdojë monitorimi i zinxhirit ushqimor.