Ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku është liruar nga ndalimi policor.
Këtë e ka bërë të ditur për Kohën, avokati i tij, Artan Qerkini.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se nuk ekziston dyshimi që Lushtaku ka përdorur armë në rastin në fjalë.
“Lushtaku është liruar nga ndalimi policor. Nuk ekziston dyshimi që ai ka përdorë armë në rastin në fjalë. Ne do t’i lëmë të qeta organet që ta kryejnë punën e tyre”, ka thënë ai.
Qerkini gjithashtu ka thënë se nuk ka dijeni nëse në shtëpinë e Lushtakut është kryer bastisje.
Nuredin Lushtaku bashkë me disa familjarë dyshohet se janë të përfshirë në plagosjen e dy policëve në Skenderaj.