Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Azemi: KEDS-i po vjedh me njehsorët elektrikë, duhet të jepet përgjegjësi për këtë vepër penale

az

Foto: Driton Paçarada

Anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dorëzuar disa “dëshmi” në zyrën e KEDS-it se njehsorët elektrikë po masin gabimisht kohën. 

Visar Azemi nga LDK ka thënë se kanë sjellë dëshmi të mjaftueshme se si “KEDS-i po manipulon dhe vjedh qytetarët”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dua t’i dorëzojë këto dëshmi dhe t’ju tregoj që faktet nuk rrejnë, këta po rrejnë sepse kanë inkasu të hyra, mjete financiare paligjshëm ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe kanë dalë kanë thënë që po manipulohen të dhënat. Nuk po manipulohen të dhënat. Tash do të hy dhe do të kërkojmë takim me menaxhmentin e KEDS-it edhe me iu shpjegu me iu dhënë këto fakte, pra kjo është vepër penale, këtu duhet me dhënë përgjegjësi, e prej këtu duhet me shku edhe te zyrat e ZRrE-së sepse nuk e kanë monitoru implementimin e vendimeve për tarifat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Azemi para objektit të KEDS.

Ai tha se për këtë do të kërkojë llogari edhe nga ZRRE-ja, Ministria e Ekonomisë dhe në fund do t’i dorëzojnë këto dëshmi në Prokurorinë Speciale.

Pasi dorëzoi provat e tij, Azemi tha se menaxhmenti i KEDS-it nuk pranoi të takohet, madje as dokumentet t’i pranojë. Megjithatë, ai tha të njëjtat i dorëzuan dhe se uron që, siç tha, kjo hajni të ketë një epilog në fund.

“Menaxhmenti nuk deshti me u taku, besa as dokumentet nuk deshën t’i pranojnë. Më sillen në disa korridore me kallxu që nuk munden. Kjo është me të ardh keq pasi nuk dëshirojnë as një përgjigje me të dhënë. Mirëpo mirë, pasi tash e di edhe adresën ku me shku: te ministria, atje ku janë përgjegjësit kryesor për monitorimin e këtyre njësorëve elektrikë, pastaj në ZRRE dhe në fund në prokurori. Uroj që kjo të marrë një epilog, pasi këtë hajni duhet ta ndalim bashkërisht”, përfundoi ai. /KosovaPress/