Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Mbappe i mahnitshëm, Franca në 1/8 e finales

Franca Mbappe Olisse

Me Kylian Mbappen në superformë, Franca nuk ka pasur telashe për të bërë vend në një të tetën e finales në Kupën e Botës.

Në natën mes të martës e së mërkurës, Franca fitoi 3:0 ndaj Suedisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kylian Mbappe i shënoi dy gola për Francën, ndërsa Bradley Barcola e realizoi një tjetër. Ousmane Dembele asistoi në golin e parë të Dembeles, ndërsa Michael Olise asistoi në dy golat e tjerë. Olise tani i ka pesë asistime.

Franca ka dëshmuar se ndoshta është favoritja kryesore për të triumfuar në Botëror. Ndërkohë Mbappe ka dëshmuar se është në superformë në ngjarjen madhore.

Ai tani i ka gjashtë gola në këtë Botëror, sa edhe Lionel Messi. Erling Haaland është prapa tyre me pesë gola.

Në përgjithësi, Mbappe është tani golashënuesi i dytë në histori të Kampionateve Botërore. I ka 18 gola, një më pak se Messi që mban rekordin me 19. Miroslav Klose, që mbante rekordin deri në fillim të këtij Botërori, ka mbetur prapa tani me 16 gola.

Franca luan me Paraguain në 1/8 e finales.

Lexo përditësimet tjera
Franca

Mbappe i mahnitshëm, Franca në 1/8 e finales