Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bahtiri: Osmani përfaqëson interesat e Gjuriqit dhe Grenellit

Agim Bahtiri

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, i ka reaguar ish-presidentes Vjosa Osmani për paralajmërimin e saj të mërkurën për “një mision për hapjen e rrugëve të mbyllura nga padrejtësitë”.

Në një shkrim në Facebook, Bahtiri ka thënë se Osmani i përfaqëson interesat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, dhe të ish-të dërguarit special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka kritikuar Osmanin për videon në të cilën shfaqej portreti i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Sinqerisht, nuk do të doja të postoja kurrë këtë, por deri këtu e keni sjellë punen! Vjosa Osmani, Fushatën e ke filluar me fotografinë e Rugovës mbrapa! Mos e shfrytëzo Presidentin Historik për fushata, sepse ai nuk e ka merituar këtë”, ka shkruar Bahtiri.

Tutje ai ka publikuar një fotografi të Osmanit me përfaqësues të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në New York me Grenellin në shtator të vitit të shkuar. Ai i ka thënë Osmanit që ta përdorë foton me Greneliin dhe Gjuriqin duke i thënë se “aktualisht, interesat e këtyre je duke i përfaqësuar”.