Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po i mban peng institucionet e Kosovës, duke shtuar se “kjo po iu kushton qytetarëve”.
Ajo ka thënë se është e turpshme që as të martën s’u konstituua Kuvendi.
Sipas Bajramit, kjo situatë politike u shndërrua në teatër.
“Pengmarrja e institucioneve nga ana e Vetëvendosjes po iu kushton qytetarëve. Ata përballen me probleme të ndryshme e ato si adreson askush. Na vjen keq që në bazë të rezultatit dhe vullnetit tonë jemi pjesë e Kuvendit, por pa dashje jemi pjesë e këtij teatri që tashmë po besoj është bërë mjaft për secilin qytetar të Kosovës”, ka thënë Bajrami.
VIDEO: Deklarata e plotë
