Arbëri

Baraliu për ngërçin politik: Nevojitet aktgjykim përfundimtar nga Kushtetuesja

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se do të duhej të kishte aktgjykim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese sa i përket ngërçit politik. 

Të enjten në “60 Minuta” të KTV-së, Baraliu ka deklaruar se Gjykata do të duhej të merrte vendim që shpjegohet saktësisht se çfarë duhet bërë.

Ai ka shtuar se nuk duhet lënë vend për interpretim nga ana e subjekteve politike për vendimin dhe elementet e tij në mënyrë që të konstituohet Kuvendi. 

“Do të duhej të kishim një aktgjykim përfundimtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese, i cili do të duhej të orientonte drejt, qartë, çiltër dhe në mënyrë pikturale, këto forca politike të përfaqësuara në Kuvend përmes partive politike dhe deputetëve të tyre, të cilat edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe një afati të dhënë paraprakisht, 30-ditor, nuk ranë dakord, nuk gjetën energji, forcë dhe mundësi, e do të thosha edhe aftësi demokratike e politike që të bëjnë një marrëveshje politike. Do të duhet të kemi një vendim të punuar mirë, shkoqitës, detaizues dhe piktural, që të ju shpjegohet këtyre saktësisht se çfarë duhet të bëjnë, dhe të mbyllen të gjitha vrimat eventuale të shmangies në interpretim të këtyre subjekteve politike të atij vendimi dhe të elementeve të tij, në mënyrë që të shkohet në konstituim të Kuvendit”, ka thënë ai.

Baraliu për Specialen: Është konstrukt artificial, qëllimkeq i Rusisë e Serbisë

4 o. më parë / 7 gus 2025 18:11
Mazllum Baraliu

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, e ka quajtur të drejtë dhe të duhur protestën e së enjtes të qytetarëve kundër Gjykatës Speciale në Hagë. 

Në “60 Minuta” të KTV-së, Baraliu ka thënë se kjo gjykatë është konstrukt artificial, qëllimkeq i Rusisë e Serbisë.

“Ata që e kanë themeluar dhe e financojnë, të marrin hapa ta përshpejtojnë procesin dhe të vënin në binarë në mënyrë që sa më parë të vërtetohet pastërtia e luftës së UÇK-së. Shpreh përkrahjen time për qytetarët lidhur me sjelljet dhe atë që fillimisht prokuroria, pastaj edhe Gjykata në Hagë, që është një surrogat as në qiell as në tokë, i formuar kinse bazuar në legjislacionin e Kosovës, por në fakt diçka që nuk ka të bëjë asgjë me legjislacionin e Kosovës, po aq më keq edhe me parimet e procedurës dhe të zbërthimit të së vërtetës materiale, parimet me zbatimin e rregullave për mbajtjen në paraburgim, për mbi 5 vjet djemtë tanë më të mirë dhe përfaqësuesit tanë të UÇK-së, mbahet atje padrejtësisht. Kjo ka qenë një konstrukt artificial, qëllimkeq i Rusisë, Serbisë, dhe shteteve tjera jodashamirëse ndaj Kosovës dhe ndaj demokracisë se saj”, ka thënë ai.

Sipas tij ish-krerët e U0K-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen padrejtësisht në paraburgim.

Ai ka thënë se deri më tani nuk është shfaqur asnjë provë bindëse ndaj tyre. 

“Institucionet e Kosovës thuhet me të drejtë do të duhej të bënin përpjekje më zëshëm, por e vërteta është po ashtu se asnjë përpjekje e institucioneve tona dhe asnjë zë që në ndërkohë, qoftë nga kjo qeveria, qoftë nga ajo para saj, nuk është respektuar dhe institucionet tona dhe zëri i tyre, dhe legjislacioni ynë nuk respektohet, madje as zëri i ekspertëve, i popullit, i mbrojtjes atje është minimizuar dhe është lënë pas dorë në funksion të argumenteve ... po fatkeqësisht praktika po tregon dhe realiteti i deritanishëm gjatë këtyre 5 vjetëve pothuajse që ata kanë bërë shkelje të caktuara dhe shkarje të caktuara të cilat po e ushqejnë mllefin e qytetarëve me vite, dhe ky mllef derdhet sot në një protestë të tillë, të pakënaqësisë qytetare, sepse nuk ka mjete të tjera, institucionet tona nuk respektohen, ligjet tona nuk zbatohen”, ka thënë Baraliu.