Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Enrico Barduani, ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku temë ishte situata aktuale politike.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen e KFOR-it në Facebook.
Barduani citohet se theksoi rëndësinë e zgjidhjes së shpejt të ngërçit parlamentar dhe koordinimit të rregullt me organet e sigurisë si faktor kyç për stabilitetin në vend.
”Gjeneral Barduani shprehu dëshirën për një zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar dhe ritheksoi rëndësinë e koordinimit të rregullt dhe komunikimit të qëndrueshëm ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës si faktor kryesor për stabilitetin”, thuhet mes tjerash në postim.
Gjithashtu në këtë takim theksohet se ata diskutuan edhe për situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.