Psikoterapistja Sofie Hasani-Halimi ka thënë se tallja, përqeshja apo paragjykimi është luftë kolektive për komunitetet pakicë.
Ajo ka theksuar se ndaj reagimeve të tilla negative duhet gjithmonë të reagohet dhe të mos lihet të përcillet në breza si e tillë. Sipas saj, simptomat që lë tallja te pjesëtarët e komuniteteve ngjasojnë me ato të stresit post-traumatik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk është vetëm traumë individuale, por është traumë kolektive dhe është shumë vështirë të shërohet. Ndihen të përjashtuar më shumë. Kur i godet, kur i përqesh, ndihen më të traumatizuar. Disa manifestimet pasi dëgjojnë gjëra të tilla është sikur stresi post-traumatik, të njëjtat simptoma pothuajse i përjetojnë sepse personaliteti goditet”, u shpreh ajo.
Ondozi: Ky shabllon i humorit është shkruar në mënyrë raciste
Përkthyesi letrar, Qerim Ondozi, ka thënë se të bësh humor të mirë e të mençur është shumë e vështirë. Humorin në emisionin i cili ka nxitur shumë reagime për racizëm ndaj komuniteteve joshumicë, Ondozi e ka quajtur kopje të diçkaje që ka ekzistuar para shumë vitesh tek shoqëria jonë.
“Ai që e prodhon këtë humor po kopjon diçka që është kultivuar në viset tona që nga vitet e 70-ta. Doza e racizmit e ofendimit që portretizohet një komunitet i tërë është e tmerrshme dhe tash vjen fatkeqësia e madhe ku një grup aktorësh të shkathët me gjasë po e riprodhojnë një shabllon. Kjo është për të ardhur keq”, ka thënë Ondozi në emisionin “Konfront” në KTV.
Onduzi tutje ka thënë se ai lloj humori tashmë është bërë shabllon dhe i mërzitshëm. Ai e ka quajtur të vështirë prodhimin e një humori të mirë e cilësor.
“Ka humor të mirë dhe humor të keq, ka humor me shije dhe pa shije. Por, të bësh humor të mirë e të mençur është shumë e vështirë. Edhe në letërsi, ata që e njohin letërsinë, e njohin teatrin, e dinë se zhanri i komedisë është më i vështiri. Po flasim për prodhimin e diçkaje cilësore dhe jo shablloneve të cilat po i shohim dhe janë bërë të mërzitshme”, ka deklaruar Ondozi.
Veshall: Kritikoni për diçka tjetër, por jo përmes diskursit të gjuhës
Sejnur Veshall, këshilltar politik në Ministrinë e Jashtme, e ka kritikuar mënyrën e humorit që është bërë ndaj komuniteteve pakicë ditë më parë dhe që ka nxitur diskutim në publik qasja që ka dhënë emisioni satirik në një televizion në Kosovë.
Veshall ka thënë se nuk ka asgjë kundër humorit, por se mënyra si janë paraqitur komunitetet përmes tij ka krijuar pakënaqësi te vetë pjesëtarët e tyre.
“Po më duket demode. Edhe nëse e bëjmë një kritikë ose një satirë, aman na kurseni prej këtij diskursi të dobët të gjuhës shqipe. Së paku e kemi mësuar gjuhën shqipe. Na kritikoni në formate që nuk jemi të aftë për politike, të ndërtojmë aktivitete kulturore, në rregull. Por stili me ato veshje dhe me diskursin katastrofik të gjuhës shqipe është shumë demode dhe është shumë prekëse”, ka theksuar ai.
Batalli: Ka ardhur koha që artistët ta ndryshojnë narrativën për komunitetet
Drejtoresha në organizatën VoRa, Vesa Batalli, ka thënë se nuk mendon që komunitetet duhet të përjashtohen nga emisionet humoristike, mirëpo, të njëjtat sipas saj le t’i përfshijnë për të kritikuar veprimet a qeverisjen e tyre dhe jo çështjet me të cilat përballen çdo ditë.
Në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se do të duhej që artistët ta ndryshojnë narrativën për komunitetet dhe të mos trajtohen vetëm nga aspekti negativ.
“Mënyra se si është trajtuar lloji i humorit dhe satirës është diçka me të cilën komunitetet përballen në përditshmëri dhe nuk i përket humorit. Mënyra se si e kanë trajtuar se a duhet a nuk duhet apo çka iu duhet atyre teatri është diçka e cila nuk është për të qeshur. Ka ardhur koha që edhe artistët e ndoshta edhe mediat e gazetarët ta ndërrojnë narrativën e trajtimit për çështjet e komunitetit vetëm nga aspekti negativ”, ka thënë Batalli.
Së fundmi ka ngjallur debat një emision satirik por i cili kishte temë komunitetet joshumicë. Qasja e këtij emisioni është cilësuar si racizëm ndaj komuniteteve.