Barcelona fitoi të martën mbrëma në “Metropolitano”, por festa ishte për Atletico Madridin, Diego Simeonen dhe tifozët e zjarrtë vendas.
Atletico Madridi avancoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultatin e përgjithshëm 3:2. Barça e fitoi 2:1 ndeshjen e kthimit, por fitorja 2:0 e Atleticos në “Camp Nou” doli të jetë vendimtare.
Ndeshja nisi si më mirë për skuadrën e Hansi Flick.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë në minutën e katërt Lamine Yamal realizoi për 1:0. Ferran Torres shënoi tjetër gol për Barcelonën në minutën e 24-t.
Por Atletico reagoi në minutën e 31-të kur për 2:1 shënoi Ademola Lookman.
Ferran Torres shënoi tjetër gol në minutën e 55-të, por që u anulua për ofsajd pas rishikimit të VAR-it.
Gjërat u bënë më të vështira për Barcelonën në minutën e 80-të, kur direkt me të kuq u përjashtua Eric Garcia. Ai la fushën pasi si lojtar i fundit e ndali në mënyrë të palejuar Alexander Sorlothin.
Barça nuk ndali përpjekjet për të barazuar rezultatin e përgjithshëm, por pa sukses. Rastin më të mirë e lëshoi Ronald Araujo. Ai nuk gjuajti saktë me kokë në minutën e 97-të.
Dhe për herë të dytë këtë edicion u eliminua për një gol nga Atletico Madridi. Skuadra e Simeones e eliminoi Barçën edhe në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.