Fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele ka shënuar dy gola për të hapur rrugën e Paris Saint-Germainit drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Pas fitores 2:0 ndaj Liverpoolit në “Parkun e Princave”, PSG-ja fitoi me rezultat të njëjtë edhe të martën në “Anfield”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër periudhë të gjatë, Liverpooli shfaqi më shumë në fushën e lojës. Por ishin parisienët që i shënuan golat dhe me rezultatin e përgjithshëm 4:0 avancuan në gjysmëfinale.
Dembele në minutën e 72-të shënoi për 1:0. Ai goditi mjeshtërisht pas një pasimi të Khvicha Kvaratskhelia. Fare në fund, në minutën e 91-të, Dembele shënoi për 2:1. Bradley Barcola ishte asistues.
Fituesi në fuqi i Championsit, Parisi, po vazhdon shkëlqimin në skenën evropiane. Ndërkohë Liverpooli është eliminuar në garën e vetme ku e kërkonte shkëlqimin e këtij edicioni.