Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’ia heqin përcaktimin “non grata”.
“Unë erdha, u krye”, u shpreh Berisha nga foltorja e Kuvendit të enjten e mori duartrokitje nga deputetët demokratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve jashtë sallës në lidhjen me heqjen e “non gratas”. Por më pas dha deklaratë në Kuvend.
VIDEO:
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e shpalli “non grata” Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë në maj të vitit 2021.
DASH-i pretendonte se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.
Sipas DASH-it, ish-kryeministri shqiptar, ka përdorur pushtetin e tij për përfitimet dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.