Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhëna krahasuese për numrin e udhëtarëve që e shfrytëzuan transportin hekurudhor dhe ajror gjatë muajit shkurt të këtij viti dhe të vitit 2025.
Te ai hekurudhor ka rënie të përdorimit ndërsa të ai ajror vërehet rritje e numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë si mjet udhëtimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTransporti hekurudhor ka shënuar rënie prej 10.4% të udhëtarëve në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të ASK-së, në këtë muaj janë regjistruar gjithsej 5,505 udhëtarë, që paraqet një rënie prej 10.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ndërkohë, gjatë këtij muaji nuk është transportuar asnjë sasi mallrash përmes hekurudhës.
Ndërkohë në anën tjetër, transporti ajror ka shënuar një rritje të lehtë. Numri i fluturimeve të realizuara ka arritur në 953, që është 1.0% më shumë krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar. Po ashtu, edhe numri total i udhëtarëve ka pësuar rritje, duke arritur në 308,080 udhëtarë, ose 0.3% më shumë krahasuar me shkurtin 2025.
Sa i përket lëvizjes së udhëtarëve, në ardhje janë regjistruar 154,278 udhëtarë, që përbën një rritje prej 0.5%. Ndërsa në shkuarje numri i udhëtarëve ka qenë pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar, me 153,802 udhëtarë.
Këto të dhëna tregojnë një tendencë të qëndrueshme në transportin ajror, ndërsa transporti hekurudhor vazhdon të përballet me rënie të numrit të udhëtarëve.