Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në takimin që e ka zhvilluar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka ngritur shqetësimin për përpjekjet e Serbisë për t’i ndaluar ndihmat financiare të Qeverisë së Kosovës për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Të hënën kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka njoftuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Dialog në Serbi, ka anuluar vendimin e Këshillit për subvencionimin e fermerëve nga Lugina e Preshevës të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Zëvendëskryeministri ngriti shqetësimin dhe e informoi emisarin Sorensen mbi përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndaluar ndihmat financiare të qeverisë së Republikës së Kosovës për shqiptarët në Luginën e Preshevës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Në takimin mes Bislimit e Sorensenit thuhet se është biseduar për një sërë temash, siç thuhet, me fokus në rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut.
“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i implementimit i Ohrit duhet të zbatohen në tërësi përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve. Ai vlerësoi edhe qëndrimin publik të Bashkimit Evropian se sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është shkelje e marrëveshjes”, thuhet në njoftim.
Sorensen në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin
Sorensen përfundon takimin me Osmanin, shkon te Kurti(E përditësuar 10:45) - I dërguari i Bashkimit Evropian...-
Bislimi e njofton Sorensenin se Serbia po i bllokon mjetet e Kosovës për Luginën
-
Kosova me dy kërkesa urgjente ndaj BE-së
-
Qeveria njofton BE-në për bllokimin e fondeve të saj dedikuar Luginës së Preshevës
-
Rexhepi: Kemi dorëzuar fakte që Serbia po bllokon donacionet që vijnë nga Kosova
-
Takimi Kurti-Sorensen deri në mesnatë