Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur për qarkullim pika kufitare e Hanit të Elezit.
Kjo pikë është hapur pas mbylljes për shkak të zjarreve afër kufirit nga ana e Maqedonisë së Veriut.
Lexues të Koha.net kanë dërguar fotografi të fluksit të automjeteve në pikën kufitare të Jazhincës.
Ndalet qarkullimi në pikën kufitare në Han të Elezit, shkak zjarret në Maqedoninë e Veriut
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është ndaluar qarkullimi i veturave në afërsi të tunelit në Stankovec në Maqedoninë e Veriut për shkak të zjarreve.
“Në ora 16:20 pala e RMV-së e ka bllokuar edhe hyrjen në RMV për të gjitha automjetet për arsyeje të zjarrit, i cili është për rreth magjistrales Tunel – Stankovec”, thuhet në njoftim.
Përmes një postimi në Facebook bëhet e ditur se Policia e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka ndalur qarkullimin e veturave dhe janë duke i orientuar që të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në drejtimin Bllacë - Shkup apo anasjelltas.
Për këtë arsye, bëhet e ditur se nuk ka qarkullim në hyrje të PKK Hani i Elezit.
Gjendja me zjarre është përkeqësuar edhe në Kosovë.