Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimin e derivateve për sot dhe nesër. Çmimi maksimal i naftës brenda këtyre dy ditëve do të jetë 1.39 euro për litër, benzina 1.33 për litër dhe gazi 0.67 euro për litër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, brenda dy ditëve të fundit, çmimi i naftës zbriti për katër centë në total.
Të premten çmimi i litrit për naftë ishte 1.43 euro për litër, benzina njësoj me 1.33 euro për litër, gjithashtu edhe gazi 0.67 euro për litër.
Së fundmi çmimi i derivateve në Kosovë shënoi rënie të mëtejshme, duke e çuar naftën në nivelin më të ulët që nga fillimi i muajit mars.
Çmimet e naftës në Kosovë ishin rritur ndjeshëm pas përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në fund të shkurtit.
Armëpushimi i arritur mes Iranit dhe SHBA-së, i cili u nënshkrua më 18 qershor, ka bërë që në tregjet ndërkombëtare të ulet çmimi i naftës dhe kjo po reflektohet edhe në Kosovë.