Historian Jusuf Buxhovi, ka shprehur kritikat për Akademinë e Shkencave të Kosovës se nuk e kanë sjellë një libër kredibil për historinë e Kosovës që do të mund të përkthehej e të zinte vend në arkiva të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo vendeve të tjera, e në anën tjetër kanë siguruar paga deri në 7 mijë euro në muaj.
Sipas tij, pagat e mëditjet në Kosovë, janë më të lartat ndonëse shkencë në vendin tonë nuk bëhet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se akademia është mbushur me militantë partiakë nga subjektet politike ndërsa janë vendosur kritere të moshës përmes ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës para disa vitesh.
Sipas Buxhovit, në bazë të ligjit, nuk mund të anëtarësohet askush mbi moshën 65 vjeç, çka i lë mënjanë shumë akademikë e historianë.
“E kam parë që një akademik që i ka marrë katër vjet nga 7 mijë euro në muaj me angazhimin në parti, në akademi, institute, fakultete e tjera. Ata kanë shikuar vetëm interesin e vet, janë komod, marrin pagë 2-3 mijë euro në muaj. Honoraret janë katër fish më të larta se të shkencëtarëve të tjerë sado që këtu shkencë nuk bëhet ose bëhet shumë pak”, ka thënë Buxhovi.
Historiani Buxhovi ka thënë se është përballur me kritika që në mënyrë individuale ka botuar libra të cilët kanë depërtuar në botë.
“Unë personalisht jam përballur me kritika për librat që në mënyrë individuale i kam botuar. Pse një institut që i punëson nga 30 apo 40 persona marrin paga mesatare deri në 1 mijë e 700 euro. Në akademi e kanë edhe shtesën prej më shumë se 1 mijë euro. Pse ta prishë ai komoditetin e tij për të sjellë diçka”, ka potencuar Buxhovi në KTV.
Buxhovi ka deklaruar se për dallim nga Kosova, ndryshe po vepron Serbia në këtë aspekt.
“Skandaloz është libri që e ka bërë Instituti këtu. Komplet merret qëndrimi i histografisë serbe për shtetin mesjetar serb. Më duket e kanë tërheqë atë libër. Problemi është se në 25 vjetët e fundit, Serbia çdo vit boton 5-6 libra për të ashtuquajturën trashëgimin shpirtërore. Para dy viteve ka botuar një alamet monografie në SHBA në gjashtë gjuhe për Kishat Ortodokse Serbe në Kosovë, me 60 bashkëpunëtorë të huaj. Libër i përgatitur në mënyrë të shkëlqyeshme ndonëse propagandë. E në Kosovë as edhe një simpozium”, ka thënë Buxhovi.