Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çitaku-Kurtit: Fatmirësisht, Kosova nuk është vetëm e jotja

Vlora Çitaku

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se fatmirësisht Kosova nuk është vetëm e tij.

Në një adresim drejtuar qytetarëve gjatë të premtes për çështjen e presidentit, Kurti ndër të tjera u shpreh se Kosova nuk është vetëm e tij pasi la të kuptohet se vetëm ai po përpiqet të gjejë zgjidhje për president – kur kanë mbetur edhe katër ditë afat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në reagimin e saj, Çitaku i kërkon Kurtit të “qetësohet”, duke theksuar se, pavarësisht siç shprehet ajo “kapjes së institucioneve”, Kosova nuk i përket vetëm atij.

“Kryeministër, qetësohu. Përkundër kapjes së institucioneve, Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e jotja. Si do t’ia shpjegosh popullit që t’i dhanë 51% të votave se nuk dëshiron e nuk din të qeverisësh? Këtë e di ti, mirëpo çfarë di unë është se ti do ta marrësh përgjigjen e merituar nga ta. Prandaj, lutja ime është krejt e sinqertë: Ose qeveris, bashkëpuno e jepi drejtim Kosovës, ose lësho rrugë e lëri më ankesat, krizat e lojërat fëmijërore në kurriz të qytetarëve”, ka shkruar ajo.

Në fund të reagimit, Çitaku thekson se përgjigjja përfundimtare do të vijë nga qytetarët në zgjedhje, duke shtuar se vota e tyre do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm politik të vendit.

“Ti nuk je armiku ynë. Ti je vetëm një sfidë që, në ditën kur nuk do të jesh në drejtimin e vendit, për shtetin dhe qytetarët do të bëhet shumë më mirë. Shihemi në zgjedhje, atje ku ky popull i abuzuar politikisht nga ti për shumë vjet, do të flasë me votë. I paaftë!”, shtoi Çitaku.

Lexo përditësimet tjera
Albin Kurti

Kurti: Krejt çka kryetarët e PDK-së dhe LDK-së duan është që unë të mos kem pushtet

Kryeministri Albin Kurti ka fajësuar kryetarët e dy partive opozitare, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, për...