Rënia e çmimit të naftës në bursë të martën në mbrëmje, pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin të mos e bllokojë rrugën kyçe të furnizimit me derivate dhe energji për botën, nuk është reflektuar ende në çmimin e naftës në Kosovë.
Sipas i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës aktualisht një litër dizel në tregun kosovar po shitet nga 1 euro e 39 centë deri në 1 euro e 60 centë, ndërsa benzina nga 1 euro e 27 centë deri në 1 euro e 39 centë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Shoqatës Fadil Berjani, ka thënë se në orën 22:00, kur mbyllet bursa ndërkombëtare e naftës, përcaktohet edhe trendi i çmimeve të derivateve për ditën e nesërme në Kosovë.
Ai ka shtuar se rritja e çmimeve lidhet me zhvillimet globale, veçanërisht pas sulmeve SHBA – Izrael në Iran.
“Rritja e derivateve të naftës është shkaku i luftës në Iran. Situata globale e cila është këtu, është shkaku i kësaj...Presidenti Trump e vendos se carë çmime dhe si do të jetë situata në tërë globin me derivate të naftës. Kjo krizë është në tërë botën...Për momentin është trendi në rënie, nuk është e saktë, berza mbyllet në ora 22:00, atëherë e dimë në ora 22:00 se çfarë çmime do të kemi për nesër”, ka theksuar Berjani, në një deklarim për KosovaPress.
Sipas tij, pavarësisht lëvizjeve të fundit, qytetarët e Kosovës po furnizohen me çmime ndër më të ulëtat në rajon, me përjashtim të Maqedonisë së Veriut që ka akcizë më të ulët për karburantet.
“Sot çmimet e derivateve të naftës në tregun kosovar sillen përafërsisht 1 litër diesel 1.39 centë deri në 1.60 centë. Benzina 1.27 centë deri në 1 euro e 39, plus, minus këtu ekziston, por mund të them lirisht që qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë Veriore. Por, Maqedonia e ka akcizën më të ulët 22 centë. Sot në Maqedoni 1.34 një litër diesel, shtoja edhe 22 centë, 1.65”, thotë Berjani.
Në bursë në Azi, nafta e papërpunuar ishte 6.5 për qind më e ulët apo në çmim prej 92.46 dollarësh deri në 88.15 dollarë për fuçi. Për krahasim, të hënën çmimi mbërriti në gati 120 dollarë për fuçi të hënën në kohën kur frika u shtua se lufta mund të zgjasë, por ra sapo Trumpi sugjeroi se ajo mund të përfundojë shpejt.