Arbëri

Covey: KFOR-i besonte se Daut Haradinaj ishte përgjegjës për vrasjen e truprojave të Rugovës

James Covey Daut Haradinaj, Ibrahim Rugova

James Covey, ish-zëvendësi i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, gjatë dëshmisë së tij në Hagë tregoi se sipas burimeve nga KFOR-i, kishte dëgjuar se pjesëtarët e mbrojtjes së Ibrahim Rugovës ishin vrarë dhe se për këtë sulm përgjegjës ishte Daut Haradinaj.

Ai ka thënë se këtë e kuptoi më vonë pas bisedave me Kouchnerin dhe KFOR-in.


Gjyqtari Christphe Barthe: Ju thoni që z. Rugova kishte frikë për sigurinë e tij personale, a mund t’iu pyes nëse nga bisedat që i keni pasur me z. Kouchner...përse kishte frikë?

Dëshmitari James Covey: Nga bisedat me Bernard Kouchnerin dhe nga ajo që e kemi mësuar nga burimet e KFOR-it  më vonë, ne e kuptuam që të gjithë truprojat e tij ishin vrarë, pothuajse të gjithë. Nuk e di nëse kjo është fushë për të cilën mund të flas unë në mënyrën e duhur pasi unë nuk jam informuar për këtë çështje në mënyrë të drejtpërdrejtë, por KFOR-i besonte se vëllai i Ramushit, Daut Haradinaj ishte personi përgjegjës për këtë sulm. Në atë kohë nuk kishim dijeni për këtë. E kemi mësuar shumë vonë. Rugova kishte pikëpamjet e tij, kishte arritur në përfundimin e tij dhe kur ne mësuam lidhur me këtë sulm dhe më pas se kush ishte përgjegjës për të  atëherë ishte e lehtë të kuptohej pse Rugova ishte i shqetësuar për sigurinë e tij.


Covey tutje u shpreh se e di që Daut Haradinaj ka qenë pjesë e UÇK-së.

Diplomati ka theksuar se Rugova ishte i frikësuar për sigurinë personale pas bisedave që pati me Kouchnerin. Por përfaqësuesi i OKB-së, sipas Coveyt, po provonte ta bindte që të kthehej në Kosovë.

“Më kalimin e kohës mësuam përmes Bernard Kouchner që shkoi e takoi. Ai ishte me depresion klinik pavarësisht se unë nuk jam mjek. Kishte frikë për sigurinë e tij personale dhe Bernard më shpjegoi mua që përpjekjet e tij kishin të bënin me bindjen e Rugovës se nëse vendoste të kthehej, siguria e tij do të ishte e siguruar. Kjo ishte një sfidë pasi që KFOR-i nuk mundej që të siguronte mbrojtjen e tij personale, por mund të siguronte zonën përreth tij”, ka thënë ai.

Pas bisedës me Kouchnerin, Covey thotë se Rugova vendosi të kthehej në Kosovë. 

KOHA ka kontaktuar me Haradinajn për të marrë një prononcim lidhur me deklaratat e Coveyt. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

VIDEO:

Lexo përditësimet tjera
James Peter Covey

Covey për Thaçin: Nuk mori pjesë shumë në negociatat KFOR-UÇK, ishte urë lidhëse

Ish-zëvendësshefi i UNMIK-ut, James Covey, i ka thënë Dhomave të Specializuara se Hashim Thaçi merrte pjesë...