Në disa pjesë të Fushë-Kosovës është çrregulluar furnizimi me ujë për shkak të turbullirës në kanalin e Ibër-Lepencit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se turbullira është shkaktuar nga punimet teknike. Sipas kompanisë, gjendja do të ndikojë edhe në disa pjesë të Prishtinës dhe Drenasit.
Megjithatë, KRU “Prishtina” ka njoftuar se gjendja është duke u stabilizuar.
“Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit( si shkak i punimeve teknike) herë pas here po kemi problem në ITU Shkabaj. Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës. Gjithashtu, kjo gjendje do ndikoj edhe në disa pjesë të Prishtinës dhe Drenasit. Gjendja është duke u stabilizuar. Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale”, thuhet në njoftimin e KRU-së.