Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

kongresistet amerikane

Delegacioni i kongresistëve amerikanë, që vizitoi Luginën e Preshevës të martën, theksoi rëndësinë e stabilitetit dhe të prosperitetit në trajtimin e çështjeve mes shqiptarëve dhe serbëve.

Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga radhët e demokratëve u takuan me zyrtarë të ndryshëm, përfshirë deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, për të marrë informacione dhe mendime të drejtpërdrejta nga terreni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, siç edhe e kemi ditur. Por, do të shkojmë edhe në Kosovë për të mësuar për pakicën serbe atje. Pra, po i vizitojmë të dyja vendet për të kuptuar se si trajtohen pakicat dhe cilat janë të drejtat e tyre", u tha Self gazetarëve.

Subramanyam përmendi sistemin arsimor dhe zhvillimin e pabarabartë për shqiptarët në Serbi si një nga problemet kryesore të të drejtave të pakicës, ndërsa tha se në takime është diskutuar edhe çështja e pasivizimit të adresave.

"Realiteti është që Serbia, për të ecur përpara, duhet të jetë në gjendje t'i adresojë këto çështje", tha kongresisti demokrat.

Lexo përditësimet tjera
Kongresistët Self dhe Subramanyam sot vizitojnë Luginën pastaj edhe Kosovën

Kongresistët Self dhe Subramanyam sot vizitojnë Luginën pastaj edhe Kosovën

Kryetari i komitetit për punë të jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Keith...