Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arton Demhasaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) pas zgjedhjeve.
Sipas tij, qeverisja e kësaj partie gjatë katër vjetëve të fundit ka qenë e dështuar dhe ka dëmtuar raportet me aleatët ndërkombëtarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në asnjë rrethanë s’ka bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje. Po flasim për një parti që ka keqqeverisë për katër vjet, s’e ka realizuar asnjë premtim. AAK-ja ka pasur traditë të mos ketë vija të kuqe me asnjë parti, tani ka vija të kuqe vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të keqqeverisjes dhe dëmtimit të raporteve me SHBA-në”, ka deklaruar Demhasaj në KTV.
Demhasaj ka thënë se qëndrimi i AAK-së bazohet në nevojën për qeverisje më të përgjegjshme dhe në respektimin e partneriteteve strategjike të Kosovës, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.