Disa derra të egër janë shfaqur në oborrin e një shtëpie në fshatin Matiçan të Prishtinës të enjten në mbrëmje.
Ai ka incizuar momentin teksa derrat dalin nga oborri. Sipas videos që ai ia ka dërguar KOHËS, në oborr kanë qenë më shumë se dhjetë derra.
Raste të tilla nuk janë të shpeshta.
Derrat e egër konsiderohen kafshë të rrezikshme për shkak të agresivitetit dhe natyrës së paparashikueshme si dhe rrezikut për bartje të sëmundjeve te njerëzit. Ata edhe mund të sulmojnë nëse ndihen të kërcënuar.
Autori i dokumentarit për botën e egër në KTV, Arian Mavriqi, ka thënë se derrat e egër vijnë në qytet kryesisht për shkak të shpërndarjes së mbeturinave. Ai ka thënë se më pas gjatë lëvizjes tremben prej qenve dhe e humbin rrugën.
Sipas tij, më së shumti derra të egër momentalisht ka në rajonin e Gollakut.