Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëshmitari në gjykimin e Nagip Krasniqit: Nuk ka pasur anshmëri për ndonjë operator

Nagip Krasniqi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar të enjten gjykimi ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, dhe Isuf Zejnës, të akuzuar për dëmtimin e buxhetit të shtetit në vlerë rreth 37 milionë euro. Në seancën e sotme vazhdoi dhënien e dëshmisë, Skënder Isufi i cili tha se kompanisë për riparimin e kaldajës A5 nuk i është lëshuar leja e punës pasi nuk ka plotësuar disa nga dokumentacionet, si certifikatat shëndetësore e lista e punëtorëve.

Kjo përgjigje e Isufit erdhi pas pyetjes së kryetarit të trupit gjykues, Rrahman Beqiri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kanë filluar me i bë kërkesat për lejet e punës, natyrisht duhet edhe kërkesa për leje të hyrjes, të cilën e lëshon një sektor tjetër e lejen e punës e lëshon Kosova A në këtë rast... Gjyqtari: A e ka lëshua lejen? Isufi: Jo, sepse ai nuk i ka plotësuar kriteret që kanë kërkuar dokumentacionin, certifikatat shëndetësore, lista e personit, nuk është lëshuar leja e punës. Më shumë ka qenë orientimi i lejes së hyrjes, pastaj është ndërprerë kontrata”, tha ai.

Isufi tha se gjatë procesit të prokurimit nuk ka pasur asnjë element që do të tregonte se ka pasur anshmëri ndaj ndonjë operatori ekonomik.

“Jo nuk kemi pas asnjë element me thënë që kemi anshmëri ndaj dikujt... Nuk mundem me dit. Ne vlerësimet i kemi bërë për ofertat që kemi pasur dhe kemi dhënë mendimet tona si komisione”, deklaroi Isufi.

Në seancën e sotme pyetje karshi dëshmitarit Isufi, parashtroi edhe avokati i Nagip Krasniqit, Vyrtyt Ibrahimaga i cili pyeti se në cilin rast nënkontraktimi duhet të paraqes deklaratën nën betim.

Ndërsa, dëshmitari tha se çdo kompani që merr pjesë në tender duhet ta paraqes deklaratën nën betim. Por, sipas tij në rastin e kaldajës A5 nënkontraktori deklaratën nën betim e ka përcjell të pavulosur.

“Secili e plotëson deklaratën nën betim,i secila kompani që merr pjesë, nënkontraktori njësoj është dashur me dorëzua deklaratën nën betim, por hera e parë që e ka dorëzuar ka qenë e pa vulosur dhe pastaj i kemi thënë që të na dërgojë”, tha ai.

Ashtu si dëshmitari i kaluar i cili tha se Komisioni për Vlerësim në këtë procedurë prokurimi ka pas dyshime te nënshkrimet, të njëjtën gjë e deklaroi edhe dëshmitari, Skënder Isufi.

“E para me të dytën ka dalluar nënshkrimi...nuk më kujtohet që i kemi thënë pse se ke nënshkrimin”, tha ai.

Isufi tutje gjatë dhënies së dëshmisë së tij para gjykatës në gjykimin kundër Nagip Krasnqiti dhe Isuf Zejnes deklaroi se si komision vlerësues kanë pas dyshime se operatori ekonomik për riparimin e kaldasë A5 ka qenë i papërgjegjshëm.

Në dëshminë e tij, dëshmitari mohoi gjithashtu se ka pasur presion nga Krasniqi lidhur me punën dhe vlerësimin e ofertave.

Krahas pyetjeve të gjyqtarëve dhe mbrojtjes së ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, dëshmitari, Skënder Isufi iu përgjigj fillimisht pyetjeve të prokurores, Fikrije Zejnullahu.

Gjatë dëshmisë së tij, Isufi deklaroi se mbikëqyrja e projektit të delatimeve në Termocentralin B1 dhe B2 është zhvilluar përmes një tenderi me procedurë të negociuar dhe se operatori ekonomik i kontraktuar ka qenë kompania “Tuv Hellas”.

Ai tha se në këtë aktivitet prokurimi kishte shërbyer si kryetar i komisionit vlerësues, ndërsa anëtarë të komisionit kishin qenë Ramadan Ahmeti dhe zyrtarja nga prokurimi Mirvete Gërguri. Sipas tij, procedura është zhvilluar në janar të vitit 2023.

Ai shtoi se kompania kishte filluar punën në momentin kur kishte nisur edhe projekti i delatimeve, ndërsa roli i saj kishte qenë mbikëqyrja e punimeve dhe ofrimi i shërbimeve për KEK-un në procesin e mbikëqyrjes së kontratës së projektit.

Sipas aktakuzës, ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro. I akuzuar, Ymer Dragusha ka arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë.

Në seancën fillestare të mbajtur më 15 janarit 2026, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna u deklaruan të pafajshëm.

Aktakuza nga Prokuroria Speciale u ngrit më 30 dhjetor 2024. Ndërsa, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, gjykohet edhe në një rast tjetër ku akuzohet për korrupsion po ashtu në Korporatën Energjetike të Kosovës./ksp

Lexo përditësimet tjera
Nagip Krasniqi

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi del sërish sot para gjykatës

Edhe këtë të enjte pritet të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të...