Pretendimet e banorëve të shtëpive afër lagjes “Xhevat Qena” se u është mohuar lëvizja e lirë, i ka mohuar Behxhet Shala.
Sipas Shalës, plani i kësaj lagjeje private është po ai që ishte në vitin 2009, kur ishte marrë leja për ndërtimin e saj si lagje e organizuar dhe e mbyllur, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se banorët e shtëpive afër kanë kaluar ilegalisht përmes pronave private me veturat e tyre.
Derisa për laurën, ai ka bërë të ditur se ajo është tash e 5 vjet, por është funksionalizuar vetëm së fundmi, pas shqetësimeve për sigurinë.
Lidhur me mundësinë që ajo të hiqet nga Komuna e Prishtinës, Shala tha se aktualisht nuk ka legjislacion për këtë, por për më tepër, përsëriti se bëhet fjalë për pronë private.
Shala ka paralajmëruar se pjesët e hapura në fund të lagjes, së shpejti do të rrethohen me tela mbrojtës.