Ka nisur të marrë formë faza e parë nokaut e Kupës së Botës në futboll.
Pas ndeshjeve të fundit në grupet E, F dhe D, çifte të reja janë përcaktuar për 1/16 e finales së Botërorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAshtu si pritej, SHBA-ja do të përballet me Bosnjë-Hercegovinën në Kaliforni më 1 korrik.
Nikoqirja tjetër, Kanadaja, do të luajë po ashtu në SHBA në fazën e parë nokaut. Do ta ketë përballë Afrikën e Jugut.
Ndoshta ndeshja më interesante e fazës së parë nokaut do të jetë ajo mes Marokut dhe Holandës. Të dy përfaqësueset janë të mbushura me lojtarë cilësorë.
Derisa Holanda e fitoi Grupin F, Maroku mbeti i dyti në Grupin C, por me pikë të barabarta me Brazilin.
Brazilianët në raundin e parë të eliminimit direkt do të përballen me Japoninë e papërshtatshme.
Ka edhe të tjera përfaqësuese të kualifikuara, por që duhet të presin zhvillimin e ndeshjeve për të mësuar kundërshtarët.