Drejtori i Arsimit në Komunën e Shtimes, Lulzim Sahiti, ka dorëzuar pranë ekzekutivit dorëheqjen nga kjo pozitë.
Ai këtë kërkesë e ka iniciuar në mbledhjen e fundit të bordit të drejtorëve në Komunën e Shtimes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSahiti si drejtor i Arsimit ishte emëruar nga kryetari i Shtimes Qemajl Aliu, si profesionist në fushën e arsimit, megjithëse ai nuk i përkiste asnjë subjekti politik.
Emërimi i tij ishte përkrahur edhe nga qytetarët.
Sahiti ende është në pritje të përgjigjes së ekzekutivit për miratimin e kërkesës për dorëheqje.
KOHA ka kontaktuar me Sahitin i cili ka thënë se dorëheqja e tij ka të bëjë me çështje personale.
“Është e vërtetë se ia kam ofruar dorëheqjen por ende nuk kam marrë përgjigje. Dorëheqja ime ka të bëj për çështje personale të mia, andaj unë do të kthehem si zyrtar për informim brenda institucionit të Komunës aty ku isha më herët”, ka thënë shkurt Sahiti.
Koha ka provuar të marrë edhe një deklaratë nga kryetari i Shtimes, por nuk ka qenë i qasshëm.