Këngëtarja Beyonce ka publikuar këngën “Morning Dew (Donk)”, në kuadër të 20-vjetorit të albumit të saj ikonik “B'Day”.
Kënga është realizuar në bashkëpunim me Pharrell Williams, The-Dream dhe Darius Dixon, ndërsa publikimi i saj shënon fillimin e numërimit 60-ditor drejt ditëlindjes së Beyoncé dhe ribotimit special të albumit “B'Day”, ku do të përfshihet edhe kjo këngë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Morning Dew (Donk)” ishte një këngë e parealizuar nga viti 2013, e cila u publikua në mënyrë jozyrtare në vitin 2023 dhe u bë shumë e njohur në rrjetet sociale. Publikimi zyrtar konsiderohet si një dedikim për fansat besnikë të saj, të njohur si BeyHive, në prag të festimeve të 20-vjetorit të albumit.
Për këtë projekt, Beyoncé ka bashkëpunuar edhe me fotografin Cliff Watts, i cili ka përdorur materiale të vjetra filmike për të krijuar një videoklip bardhezi me tekstin e këngës.
Ndërkohë, turneu “Cowboy Carter Tour” është shpallur turneu solo me fitimet më të larta të vitit 2025, duke gjeneruar rreth 407.6 milionë dollarë nga 32 koncerte. Beyoncé tha se ky sukses është rezultat i viteve të tëra pune dhe përkushtimi.
Artistja kujtoi fillimet e saj modeste me grupin Destiny's Child, kur udhëtonin me minibus, ndërronin rrobat në tenda të improvizuara dhe krijonin vetë kostumet, pasi nuk kishin mbështetje nga industria.
Ajo theksoi se nuk hoqi dorë kurrë nga vizioni i saj dhe vazhdoi të investonte te vetja, derisa arriti të mbushte fillimisht arena e më pas stadiume, duke sfiduar paragjykimet se një artiste e muzikës R&B nuk mund të kishte sukses në skena kaq të mëdha.
Turneu “Cowboy Carter Tour”, i zhvilluar në nëntë qytete dhe me rreth 1.6 milionë spektatorë, është gjithashtu turneu country me fitimet më të larta në histori. Ky sukses e bën Beyoncé artisten e parë amerikane që arrin dy turne me të ardhura mbi 400 milionë dollarë, duke forcuar edhe më tej statusin e saj në industrinë muzikore.