Arbëri

Durmishi: Ura e Ibrit e gatshme për qarkullim në shtator

Ura e Ibrit

Janë vendosur trarët kryesorë në urën mbi lumin Ibër, ka njoftuar të dielën zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ai ka thënë se në muajin shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.

Përmes një postimi në Facebook, ku i janë bashkëngjitur edhe disa fotografi, Durmishi ka thënë se janë vendosur 18 trarë.

“Një muaj e dy ditë prej kur filluam. U betonuan pilotat e betonit, u përgatitën, armuan e betonuan themelet e urës, u përgatitën, armuan e betonuan shtyllat e urës. Dje e sot u vendosën 18 trarë të cilët ishin përgatitur, armuar e betonuar në një punishte në Bair të Mitrovicës”, ka shkruar ai. 

Sipas tij, tani ka mbetur edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit.