Dy të akuzuarit në rastin “Banjska” Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq kanë vendosur që të mbrohen në heshtje, ndërsa i akuzuari Dushan Maksimoviq do ta japë mbrojtjen e tij në seacnën e radhës.
Në seancën e mbajtur të premten, avokatja e Maksimoviqit, Jovana Filipoviq, ka theksuar se i mbrojturi i saj s’ka pasur mundësi të njihet me shkresat e lëndës dhe se do të deklarohet në seancën tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë është pajtuar edhe i akuzuari.
“E nderuara gjykatë, unë pajtohem me propozimin e mbrojtjes dhe është e nevojshme që njoftohem me video incizimet ashtu që të deklarohem në një seancë tjetër”, ka deklaruar Maksimoviq.
Propozimi i avokates Filipoviq është aprovuar nga kryetar i trupit gjykues Ngadhnjim Arrni.
“Seanca e sotme të ndërpritet dhe mbrojtja e të akuzuarit Dushan të jepet në një datë tjetër, pasi paraprakisht mbrojtja do ketë nevojë për konsultime më të zgjeruara që të japë mbrojtjen e tij”, ka theksuar Arrni.
Kurse dy të akuzuarit e tjerë Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq si dhe avokatët e tyre kanë thënë se ata do ta hsfrytëzojnë të drejtën për t’u mbrojtur ne heshtje.
Për rastin e sulmit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku në Gjykatën Themelore për këtë rast janë duke u gjykuar Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, tre nga 45 të akuzuarit për sulmin në Banjskë.
Që të tre të akuzuarit i kanë mohuar akuzat para gjykatës dhe pretenduan se nuk e kishin qëllim vrasjen e askujt, e aq më pak bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë, ashtu siç thotë aktakuza.
Përgjegjësinë për sulmin e armatosur e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – që gëzon përkrahjen e Beogradit zyrtar.
Për Radoiçiqin dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”.