Arbëri

“E diela me Koha Ditore” trajton kërkesat e SHBA-së për taksën dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë

Rritja e presionit amerikan për heqjen e plotë të taksës trajtohet gjerësisht në numrin e veçantë të së dielës në Koha Ditore.

“Ah, Amerika…” është artikulli kryesor këtë javë, që shpjegon kërkesat e përditshme të zyrtarëve të presidentit Donald Trump ndaj qeverisë së re.

Po ashtu, kuptoni se çka mund të sjellë roli i ndryshuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Daniel Serwer, eksperti amerikan për Ballkanin, flet në intervistën e javës. Në faqet 10 dhe 11 mësoni se pse Serweri mendon se Kosova duhet të largohet nga një marrëveshje e keqe me Serbinë edhe nëse ajo ka miratimin e Amerikës.

Për robotët e nxënësve nga Lipjani, që kanë mbërritur deri në SHBA e Keni, mund të lexoni në rubrikën e reportazhit.

Në faqet e botës, ndër të tjerash, i mësoni kërcënimet që shtynë presidentin e Guinea-Bisaus të japë dorëheqje vetëm një ditë pasi u zgjodh në këtë pozitë.

Monumenti, këtë javë, sjell ojmet, punëdoret tradicionale që po pësojnë ndryshime.

Trombonisti 59-vjeçar nga Zvicra, Armin Bachmann, rrëfen në faqet e kulturës ndjenjën e veçantë që përjeton sa herë që luan me trombën e tij.

Gratë shofere që thyen paragjykimet duke u marrë me profesionin tradicional të burrave, shpjegojnë historitë e tyre në hapësirën e ndarë për automobilizimin.

Për portierin e veçantë të Ballkanit që, përveç mbrojtjes së portës së tij, synon t’u shënojë gola kundërshtarëve, lexoni në dy nga faqet e sportit.

Të dielën ju presin edhe shumë artikuj të tjerë interesantë nga filmi, muzika e teknologjia.