Një zjarr i madh pyjor që po përhapet me shpejtësi në jugperëndim të Francës ka detyruar autoritetet të evakuojnë rreth 10 mijë banorë nga 24 qytete dhe fshatra pranë kufirit me Spanjën.
Zyrtarët paralajmërojnë se erërat e forta gjatë së hënës do ta vështirësojnë edhe më shumë luftën kundër flakëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas prefektit lokal Pierre Regnault de la Mothe, zjarri ka djegur rreth 4.600 hektarë tokë në zonën kodrinore pranë maleve Pirenej, raporton Reuters.
Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, deklaroi se situata është përkeqësuar sërish.
“Kushtet janë bërë edhe më të vështira. Sot beteja kundër zjarrit vazhdon”, tha ai për televizionin francez TF1.
Valët e të nxehtit që goditën Francën dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore gjatë muajve maj dhe qershor kanë tharë sipërfaqe të mëdha toke, duke rritur ndjeshëm rrezikun për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve pyjore.
Në anën spanjolle të kufirit, zjarri ka përfshirë rreth 2.200 hektarë, ku 97 për qind e sipërfaqes së djegur ndodhet në zonën e mbrojtur natyrore Les Gavarres.
Autoritetet katalanase njoftuan se zjarri është vënë nën kontroll dhe pritet të shuhet plotësisht gjatë kësaj jave.
Ndërkohë, më në jug, në provincën Castellon të Spanjës lindore, rreth 500 persona janë evakuuar pasi një tjetër zjarr është përhapur në Parkun Natyror Sierra de Espadan, një zonë e njohur për pyjet e saj me lisa të tapës.