Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe 25 mijë euro gjobë për KEDS-in për njehsorët me afat të skaduar

Njehsor - gjoba

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka gjobitur edhe me 25 mijë euro KEDS-in për shkak se janë hasur edhe pesë njehsorë të rrymës, me afat të skaduar të verifikimit.

Pas ankesave të paraqitura nga konsumatorët për mospërputhje të orës te njehsorët elektrikë, më 31 mars të këtij viti është themeluar një komision nga MINT-i, ndërsa më 1 prill ka nisur verifikimi i njehsorëve. Gjoba e parë ndaj KEDS-it është shqiptuar më 14 prill në vlerë prej 6 mijë eurosh, ndërsa shuma totale nga gjithsej gjashtë gjoba të shqiptuara deri më tash qe 311 mijë euro, pa 25 mijë eurot për të cilat është njoftuar sot.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyra e Rregullatorit për Energji pati paralajmëruar se konsumatorët që vërtetohet se janë dëmtuar nga devijimi i orës “do të kompensohen plotësisht”.  ZRRE-ja pati njoftuar se për të përfituar kompensim, qytetarët duhet fillimisht të paraqesin ankesë në MINT, pastaj te KEDS-i e në rast se nuk pajtohen me përgjigjen e tyre, atëherë ankesën mund ta bëjnë edhe te ZRRE-ja.

Në fillim të qershorit, KESCO nuk pati treguar se kur do të nisë procesi i kompensimit.